Tensioni rritet për ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Milanit, ku kuqezinjtë e nisin me avantazhin – edhe pse minimal, të ndërtuar në ndeshjen e parë.

The Sun, gazeta angleze, e prezantoi dje ndeshjen nga këndvështrimi i Spurs si më poshtë:

Një pjatë e shijshme italiane”.

Referenca është qartësisht për skuadrën e Stefano Piolit që nuk konsiderohet si pengesë e pakapërcyeshme në Britaninë e Madhe, edhe pse Tottenham nuk po përjeton një moment të madh dhe vjen nga dy humbje radhazi.