Kohët e fundit, këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë një nga emrat më të përfolur në mediat rozë sidomos pas ndarjes nga partnerja e tij, Nora Istrefi, me të cilën ishte në lidhje për më shumë se një dekadë.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Roberti ka treguar më shumë për këngën e tij të re që pritet të publikohet këtë muaj.

Ai ka thënë se ky projekt i dedikohet të dashurave, e sipas Robertit kjo do të jetë një këngë ‘in’, pasi vetë ai beson se nuk ka shqiptar që nuk ka të dashur.

“Si në Kosovë, si në Shqipëri, kjo puna e të dashurave është shumë në modë dhe besoj që ka për t’ju pëlqyer kënga ime. Gruaja ka vendin e vetë në shtëpi, po edhe të dashurës është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë diku të përmenden. Të dashur unë nuk kam. Kjo këngë është për të gjithë ata që kanë të dashura përveç grave. Hallall iu qoftë, si e menaxhojnë këtë punë! Për Zotin po! Dedikim apostafat për të gjithë burrat që kanë të dashura”, ka deklaruar Robert Berisha.

Ky shpjegim nga ana e Robertit ka bërë jo pak kurreshtarë ndjekësit e tij për të zbuluar diçka më tepër përmes këtij projekti muzikor.