Mbrojtësi i Wigan Athletic, Antonee Robinson (1997) ka zbarkuar në aeroportin e Linates dhe do të kryejë testet mjekësore me AC Milan.

Ekipi i Serisë A e ka ndjekur 22-vjeçarin për disa javë dhe do të firmosë me atë për një tarifë fillestare prej 6 milion eurosh por me bonuset mund të shkojnë deri në 10 milionë euro.

Ai ka lindur në Angli por luan me përfaqësuesen e SHBA si mbrojtës i majtë.