Edinson Cavani (1987) mund të bëjë një rikthim të bujshëm në kampionatin italian Serie A.

Sulmuesi uruguaian edhe zyrtarisht është larguar nga Paris Saint Germain, pasi i ka përfunduar kontrata me klubin francez, pas 7 viteve qëndrim në Parc de Princes dhe shumë trofeve të fituar.

33-vjeçari ka shumë oferta nga Evropa, Amerika, Argjentina e Kina, por duket se do të vazhdoj të mbetet në Evropë së paku edhe për dy vite të tjera.

Mediat italiane kanë raportuar së fundmi se Roma është futur fuqishëm në garë për Cavanin, me Giallorosët që i kanë ofruar kontratë 2-vjeçare me një pagë vjetore prej 7 milionë eurove në sezon.

Oferta e Romës po vlerësohet nga Cavani dhe gjithnjë sipas shkrimeve të fundit në Itali uruguaiani mund ta pranojë atë.

Kështu Roma ka kaluar skuadrat e tjera si Inter, Napoli apo Atletico Madrid në garë për ‘El Matador’.