Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, që në paraqitje të parë ka dëshmuar se do të jetë pjesë e estradës për vite të tëra.

Përkundër kësaj, ajo nuk I harron fansat e saj, të cilët i mban të azhurnuar përmes imazheve ditorë të saj,

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, Rona ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Përpos lajmit për shtatzëninë e dytë, ajo gjatë ditës së sotme (e martë) feston ditëlindjen e 34-të.

“Sot në ditën e lindjes, dua të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën-in që e pres me padurim”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, këngëtarja vazhdoi: “Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë“.