Ronaldinho ka refuzuar të quajë Lionel Messin si më i miri në histori të futbollit, pasi ka deklaruar se janë 3 lojtarë më të mirë se argjentinasi.
Ylli 33-vjeçar e theu rekordin me 6 Topa të Artë të fituar, një më shumë se rivali i përbetuar Cristiano Ronaldo në dhjetor të vitit të kaluar.
Ronaldinho, që luajti përkrah Messit te Barcelona, kishte uruar argjentinasin për trofeun e pranuar nga France Football.
Sidoqoftë, fituesi i Kupës së Botës e kishte të vështirë që të thoshte se argjentinasi është më i miri i të gjitha kohërave.
“Jam shumë i lumtur që Messi ka fituar 6?Topa të Artë. Ne ishim shokë gjatë kohës kur luanim te Barcelona. Por, nuk më pëlqen të bëjë krahasime dhe është e vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave. Aty janë Diego Maradona, Pele, Ronaldo (Fenomeni), është e vështirë të thuhet se Messi është më i miri në histori të futbollit. Mund të them se ai është më i miri i epokës së tij”, ka thënë Ronaldinho për Marcan.
Messi në të kaluarën kishte thënë për brazilianin se ishte aty ku ishte për shkak të tij, që i ka ndihmuar te Barcelona të rritej, mirëpo duket se tani dyshja nuk kanë raporte të mira.