Messi fitoi Topin e Artë të gjashtë në fillim të këtij muaji, por legjenda braziliane Ronaldinho e ka cilësuar 32-vjeçarin vetëm “më të mirën e epokës së tij” dhe” jo më të mirin e të gjitha kohërave“.
“Unë jam i kënaqur që Messi fitoi Topin e Artë. Ne ishim gjithashtu miq gjatë kohës sonë në Barcelona. Por nuk më pëlqen të krahasoj dhe e kam të vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave. Është Diego Maradona, Pele, Ronaldo da Lima … Është e vështirë të thuhet se Messi është më i miri gjatë historisë së futbollit. Mund të them se ai është më i miri i epokës së tij”. ka thënë Ronaldinho për gazetën Marca.