“Fenomeni”, ka përzgjedhur atë që sipas tij është formacioni më i mirë i të gjitha kohëve. Formacioni me lojtarë përkrah të cilëve ka luajtur, por edhe kundërshtarë apo që ka admiruar gjithmonë në karrierën e tij.
“Le ta nisim me Buffon, një portier i madh i brezit tim dhe ka qenë shumë e vështirë t’i shënoja. Është një portier i madh, për mua është më i miri në histori”, tha Ronaldo teksa argumentonte këtë rreshtim për “Betfair”.
“Është një skuadër shumë ofensive. Mbrojtësi i djathtë Cafu, në qendër Maldini dhe Bekenbauer, ndërsa në të majtë është Roberto Karlos. Në qendër kemi një mesfushë me shumë cilësi, me Zico me numrin 6 dhe Maradonën me numrin 8, shumë ofensiv.
Sulmuesi i djathtë është Messi, i majtë Ronaldinho dhe qendërsulmues Pele. Sulmuesi tjetër? Aty përpara jam unë, qartësisht”, tha legjenda e futbollit brazilian i cili si trajner të këtij rreshtimi zgjidhte Mario Zagallon.