Talenti anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho (2000) po shkëlqen me fanellën e Dortmundit, duke shënuar shumë gola dhe forma e tij e mirë ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij duke kërkuar shërbimet e anglezit.

Sipas mediave angleze thuhet së pëlqen një transferim në kampionatin spanjoll La Liga, përpara se të kthehej në Premier League ku ka luajtur me Manchester Cityn.

Sulmuesi anësor i Borussia Dortmundit është duke u lidhur shumë me Manchester Unitedin, por ai thuhet se po mban jashtë këtë pistë pasi preferon diçka tjetër.

Sipas medias britanike Daily Star, Sancho preferon të bashkohet me Barcelonën ose Real Madridin para kthimit në futbollin anglez teksa pëlqehet edhe nga Liverpooli.

Çmimi i lojtarit është shumë i lartë rreth 100 milionë euro.