Legjenda angleze e Manchester Unitedit, Paul Scholes këmbëngul se Liverpooli nuk është skuadra më e mirë në Angli.

Liverpooli ka një epërsi prej 22 pikësh ndaj Manchester Cityt dhe janë vetëm 6 fitore larg nga titullin i parë i ligës në 30 vitet e fundit.
Por, ish-mesfushori i Djajve të Kuq, Scholes, këmbëngul se skuadra e Pep Guardiolës mbetet mbi ekipin e Jurgen Kloppit.

Jo nuk mendoj se Liverpooli është më i mirë se Manchester City. Unë ende mendoj se skuadra e Guardiolas do të luajë gjithmonë futbollin më të mirë. Ekipi i Liverpoolit thjesht po bën punën e tij, nuk mendoj se ai luan më bukur por bën punën e tij. Ajo që Liverpooli ka bërë deri më tani nuk është asgjë tjetër përveçse e bujshme. Ata mund të fitojnë tripletën dhe mund të mbyllin sezonin si të pamposhtur. Ju mendoni se një skuadër në një moment do t’i mundë ata, por ajo që ata kanë bërë deri më tani është e bujshme”, deklaroi Scholes.