Trafik ndërkombëtar droge me vlerë 40 milionë euro. Operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative ka çuar në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë, në sekuetrimin e 3 ton e gjysmë drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, çoi në arrestimin e 37 personave si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”.

Gjatë hetimeve  janë sekeustruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e  vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.