Cremonese mori fitoren e parë në Serie A, duke e mposhtur në shtëpi Romën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të.
Me të njëjtin rezultat, Cremonese e kishte eliminuar Romën edhe në kuadër të Kupës së Italisë.
Me të filluar ndeshja, Cremonese kaloi në epërsi me golin e Frank Tsadjout në minutën e 17-të për 1-0.
Pjesa e parë ishte pa raste të mëdha dhe e mbyll me epërsinë e vendasve.
Edhe pjesa e dytë nisi me pak raste konkrete, por goli i barazimit erdhi në minutën e 71-të.
Leonardo Spinazzola edhe pse tentoi të harkojë, topi shkoi në rrjetë për tu barazuar rezultat në 1-1.
Por Cremonese ktheu epërsinë sërish, me golin e Daniel Ciofanit nga pika e bardhë për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Cremonese mori një fitore të madhe që e mban në garë për mbijetesë.
Me këtë fitore Cremonese shkon në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Roma është e pesta me 44 pikë.