Fiorentina mposht Atalantën 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serisë A, gjen sërish buzëqeshje pas disfatës së rëndë ndaj Interit dhe ngjitet në vendin e 7-të të renditjes, duke lënë pas lojtarët e Bergamos. Goditja me këmbën e majtë të Koopmeiners nga buza e zonës (20′) nisi ndeshjen emocionuese për “Franchi”, e ndjekur nga golat e Bonaventura (35′) dhe Martinez Quarta (45′) në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë Lookman riktheu golin e barazimit (53′), por në minutën e 76-të Kouamé i sapofutur gjeti goditjen vendimtare.

Fiorentina – Atalanta 3-2
20′ Koopmeiners (A), 35′ Bonaventura (F), 45′ Quarta (F), 53’ Lookman (A), 76’ Kouame (F)