Interi ka fituar me rezultat 3-1 ndeshjen ndaj Bolognas në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar serinë pozitive duke shkuar në tri fitore radhazi dhe duke iu ofruar në vetëm dy pikë Milanit në pozitën e parë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Romelu Lukaku (16’) dhe Achraf Hakimi (45’, 70’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Emanuel Vignato (67’).

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dhjetë të Serie A ndaj Torinos.

Edhe pse Zonja e Vjetër ishte në disavantazh, u rikthye në pjesën e dytë duke marr fitoren e pestë në këtë kampionat.

Torino e nisi shumë mirë ndeshjen, duke arritur që të shënojë që në minutën e nëntë.

Nicolas N’Koulou pranoi një top në zonë dhe me qetësi e qoi në rrjetë për 1-0.

Pas golit Torino kishte rast shumë të mirë që të dyfishonte rezultatin, por Simone Zaza i vetëm përballë portierit gjuan në trupin e tij.

Në pjesën e dytë skuadra e Andrea Pirlos ishte më kërkuese.

Në minutën e 57-të, Juventusi gjeti golin me Juan Cuadradon, por që u anulua për pozitë jashtë lojës.

Por sulmet vazhdonin drejt portës së Torinos dhe në minutën e 77-të Juventusi barazoi ndeshjen.

Një harkim i Cuadrados gjeti Weston McKennie i cili me kokë tundi rrjetën për 1-1.

Minutat e fundit të ndeshjes zhvilloheshin vetëm në fushën e Torinos pasi Juventusi kërkonte golin e fitores.

Nga kjo trysni përfitoi Juventusi në minutën e 90-të, kur përsëri Cuadrado harkoi ndërsa kësaj radhe me kokë shënoi Leonardo Bonucci për 2-1.