Interi ka lëshuar terren në fund të takimit për të barazuar në shtëpi 1-1 ndaj Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Ekipi i Antonio Contes ka humbur një mundësi ideale për të ngritur epërsinë me ndjekësit në vendin e parë, por është ndalur nga Atalanta.

Golat në këtë barazim u shënuan nga Lautaro Martinez (4’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Robin Gosens (75’).
Atalanta humbi dhe një penallti me Muriel 88’ e cila pati shume debate dhe u akordua me zemërgjerësi nga arbitri Rocchi.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte portieri i vendasve, Samir Handanovic, ndërsa më i dobëti ishte mesfushorin spanjoll, Borja Valero.