Interi ka fituar 2-0 ndaj Crotones në kuadër të javës së 34-të në Serie A.

Nerazzurët e filluan takimin me mjaft entuziazëm, duke kërkuar që të kalonin sa më parë në epërsi.

Mirëpo, ky takim që ishte mjaftë vendimtar në luftë për titull, doli të jetë mjaftë i mundimshëm.

Përkundër rasteve që kishin në pjesën e parë, nuk ia arritën të shënonin në portën e vendasve.

Por, në 45 minutat e dytë, skuadra që drejtohet nga Antonio Conte ia doli të shënonte dy herë.

Goli i parë erdhi në minutën e 69-të, aty ku Romelu Lukaku asistoi për Christian Eriksen, për të shënuar për 1-0.

Interi madje krejt në fund ia doli të merrte një fitore më komode me golin e shënuar nga Achraf Hakimi (90+3′),.

Pas javës së 34-të, Interi ka 82 pikë, 12 pikë më shumë se Atalanta, që nesër takohet me Sassuolon dhe në rast të barazimit apo humbjes, Nerazzurët shpallen kampion.