Interi dhe Fiorentina kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, duke realizuar 7 gola, e ku në fund fitues dolën zikaltërit që fituan 4-3.
Ndeshja nisi më mirë për Fioren që shënuan që në minutën e 3-të, ku Giacomo Bonaventura pason te Cristian Kouame i cili shënon në portën e zbrazët për 1-0.
Interi hidhet në sulm të kërkojë golin e barazimit, por e gjen vetëm në fundin e pjesës së parë ku Lautaro Martinez 45’nbarazon shifrat me një goditje të bukur nga distanca.
Në minutën e 52-të, Interi mori epërsinë. Federico Ceccherini shënoi në portën e tij pas një goditje të Lautaros.
Gaetano Castrovilli 59’ merr një top të bukur në zonë nga Franck Ribery për të shënuar për 2-2.
Në minutën e 63-të, Ribery sërish asiston, kësaj radhe për Federico Chiesan, që shënoi për 3-2.
Kur erdhi minuta e 87-të, Interi e gjeti barazimin. Achraf Hakimi pason në zonë për Romelu Lukakun, i cili më në fund shënon për 3-3.
Vetëm pas 2 minutash Interi e shënoi golin e fitores ku Alexis Sanchez gjen bukur Danilo D’Ambrosio i cili shënon nga afër me kokë për 4-3 dhe i jep fitoren e parë të zikaltërve në këtë sezon.