Juventusi ka shënuar fitore si mysafir i Salernitanas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 21-të.

Zonja e Vjetër vinte nga një seri ndeshjesh pa fitore në kampionat dhe dënimi prej 15 pikësh kishte vënë në presion kampin bardhezi.

Gjiganti italian fitoi penallti në minutën e 25-të, që u kthye në gol nga Dusan Vlahovic për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë Juventusi shënoi edhe golin e dytë me Filip Kostic për 2-0.

Edhe pjesën e dytë Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë, duke realizuar në minutën e 47-të me Vlahovic.

Juve ka mundur ta shtojë epërsinë, por goditja e Angel di Maria u ndal nga shtylla.

Njëjtë nga shtylla u ndal edhe Moise Kean në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Juventus është ngjitur në pozitën e dhjetë me 26 pikë.