Juventusi e ka fituar titullin e nëntë me radhë dhe të 36-in në histori, pas fitores 2-0 në Sampdorias në kuadër të javës së 36-të në Serie A. dy javë pa përfunduar edicioni 2019/20.

Torinezët e filluan mjaftë mirë takimin, duke e rrezikuar portën e mysafirëve disa herë, por konkretizimi u mungoi.

Derisa po bëheshin gati që të shkonin në pushimin e pjesës së parë, Cristiano Ronaldo mori një asisti nga Miralem Pjanic, për të shënuar golin e parë të takimit në minutën e 45′.

45 minutëshi i dytë filloi edhe më mirë për Juventusin, pasi Federico Bernardeschi shënoi për 2-0 në minutën e 67-të.

Sampdoria më pas mbeti me një lojtar më pak në fushë, shkaku që Mrten Thorsby (77’) pranoi edhe kartonin e dytë në ndeshje.

Skuadra që drejtohet nga Maruzio Sarri kishte mundësinë që të shënonte edhe golin e tretë, mirëpo Ronaldo dështoi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

Por, në fund Juventusi arriti të mbyllet ndeshjen me fitore, për t’u shpallur Kampion të Serie A me 83 pikë, 7 pikë më shumë se vendi i dytë Interi.

Ja rezultatet e plota të ditës së djeshme:

Cagliari-Udinese 0-1 (3’ Okaka)

Hellas Verona-Lazio 1-5 (38’ Amrabat; 45’+5, 83’ e 90’+4 Immobile, 56’ Milinkovic-Savic, 62’ Correa)

Roma-Fiorentina 2-1 (45’ Veretout, 86’ Dzeko; 54’ Milenkovic)

SPAL-Torino 1-1 (80’ D’Alessandro; 57’ Verdi)

Juventus-Sampdoria 2-0 (45’+7 Cristiano Ronaldo, 67’ Bernardeschi)

Napoli  – Sassuolo 2-0  (8′ Hysaj 90’+4 Allan)

Bologna – Lecce 3-2 (2′ Palacio 6′ Soriano 90’+3 Barrow /45′ Mancosu 66′ Falco)