Juventusi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Genoas me rezultat 3-1 me të gjithë golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Për ‘Zonjën e Vjetër’ golat i shënuan Paolo Dybala 50’, Cristiano Ronaldo 56’ dhe Douglas Costa 73’.

Në anën tjetër shënoi talenti Andrea Pinamontin 76’ për 3-1.

Asnjëri nga golashënuesit nuk doli lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi ky vlerësim i takoi Juan Cuadrados, ndërsa lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Paolo Ghiglione i Genoas.