Juventusi ka fituar si mysafirë i SPAL-it me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi me gol takimin në minutën e 39-të, kur një harkim i bukur i Juan Cuadrados u kthye në gol nga Cristiano Ronaldo (1-0).

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol. Në pjesë e dytë Dybala pason bukur te Ramsey që shënoi për 2-0 në minutën e 60-të.

Ndeshja u hap në minutën e 69-të, kur Andrea Petagna shënoi nga pika e bardhë për 2-1.
Edhe pse SPAL u mundua të kthehet në lojë, nuk ia arriti.

Juventusi me këtë fitore është kryesues në Serie A me 60 pikë, 4 më shumë se Lazio që ka 1 ndeshje më pak.