Juventusi e ka mposhtur Interin 2-0 në kuadër të derbit që u zhvilluan në javën e 26-të në Serie A.

Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Aaron Ramsey në minutën e 54-të dhe Paulo Dybala në të 67-në.

Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte Aaron Ramsey, ndërsa në anën tjetër, dështimi i këtij derbi ishte Mattia Vecino.