Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Bianconerët kanë barazuar me një penallti të Cristiano Ronaldos një ndeshje që po e humbnin në shtëpi, pasi kanë hasur në rezistencë të madhe nga Sassuolo.

Golat u shënuan nga Leonardo Bonucci (20′) dhe Cristiano Ronaldo me 11-m. (68′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Jeremie Boga (23′) dhe Francesco Caputo (47′).

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte sulmuesi i Sassuolos Francesco Caputo, ndërsa më i dobëti ishte portieri i Juventusit Gianluigi Buffon pas gafës tek goli i dytë.