Përfundon 1-1 sfida mes Veronës dhe Lacios. Tek vendasir dolën shumë mirë ardhjet e fundit nga merkato e janarit. Ngonge, golashënues dhe MVP i ndeshjes dhe Duda. Më pak brilant se zakonisht Doig. Te Lacio më i miri ishte Pedro, Milinkovic Savic gjithashtu bën mirë ndërsa Immobile dhe Luis Alberto zhgënjyen.
HELLAS VERONA – LAZIO 1-1:
51’ Ngonge / 45’ Rodriguez
Sampdoria largohet nga U-Power Stadium me një shije të hidhur në gojë, duke përkëdhelur fitoren por befasohet me një penallti të shënuar në minutën e 99-të nga Pessina. Një ndeshje shumë e vështirë përfundon 2-2. Në pjesën e parë Sampdoria kaloi në avantazh me një diagonale të Gabbiadinit. Petagna bën rezultatin 1-1 me një gjuajtje në kthese të mirë pas një asistimi nga Carlos Augusto. Në pjesën e dytë sërish Gabbiadini shënon për blucerchiati para suprizës përfundimtare. Sampdoria shkon në 10 pikë në vendin e 18-të, në -8 pikë nga zona e shpëtimit
MONZA – SAMPDORIA 2-2:
33’ Petagna, 90+9’ pen. Pessina / 12’, 58’ Gabbiadini