Lazio ka arritur të marr edhe një fitore të madhe, kësaj radhe si mysafire e Torinos me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte e fortë dhe me raste, ku fillimisht ishin vendasit që kaluan në epërsi.

Një prekje me dorë e Ciro Immobiles në zonë u konsiderua penallti, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishte Andrea Belotti për 1-0.

Lazio u vu në ndjekje të rezultatit, ku rastin më të mirë e kishte Immobile, por që goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Pjesa e parë nuk solli gola, ndërsa pjesa e dytë ishte më ritmike me kryeqytetasit që vargonin rastet.

Më të filluar pjesa e dytë Laizo kthehet në lojë, kur Immobile pranon një top afër zonës, futet brenda, gjuan dhe shënon gol të bukur për 1-1.

Golin e fitores Lazio e siguroi në minutën e 73-të, kur Marco Parolo shënoi për 2-1. Parolo shënoi pas dy rasteve të Lazios, ku u devijua edhe topi.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Lazio tani ngjitet në kuotën e 68 pikëve, një më pak se Juventusi që ka një ndeshje më pak.