Lazio ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke përforcuar kështu edhe më shumë pozitën e dytë në tabelë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri fitoi në udhëtim kundër Spezias.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alberto Picco” përfundoi me rezultatin 0:3.

Ciro Immobile (36′) shënoi nga penalltia për epërsinë fillestare të lacialëve, teksa pastaj fitorja u vulos me golat e Felipe Anderson (62′) dhe Marcos Antonio (89′).

Lazio pas kësaj fitore ka 61 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tetë më shumë se Roma e pozitës së tretë.Spezia ndodhet në pozitën e 17-të me 26 pikë.

Në takimin tjetër Cremonese ka mundur Empollin me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Dessers (4’).

Me këtë fitore Cremonese mbetet në vendin e 19-të me 19 pikë ndërsa Empoli renditet i 14-ti me 30 pikë.