Lacio po kalon një moment fantastik në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme likuidoi edhe Juventusin me rezultatin 2-1 në “Olimpico” në dueli e vlefshëm për javën e 29-të të Serisë A italiane, duke blinduar vendin e dytë me një diferencën +5 nga ndjekësit e Romës.
Me triumfin e sotëm, Lacio ndali vrullin e Juventusit, që vinte pas 3 fitoresh radhazi. Golat e Milinkoviç Saviç dhe Zakanjit i dhuruan fitoren kryeqytetasve, teksa për Juventusin golin e vetëm e shënoi Rabio. Në duelin e radhës Lacio do të përballet me Specian, teksa Juventusi do të jetë mysafir ndaj Sasuolos.
Vlen të theksohet fakti se titullar mbrëmjen e sotme te Lacio ishte edhe Elseid Hysaj, që përballoi me sukses duelin me Di Marian, duke bërë një paraqitje dinjitoze.
LAZIO – JUVENTUS 2-1
39′ Milinkoviç-Saviç , 53′ Zacagni / 43′ Rabiot