Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A.
Bardhëekaltërit ishin më të disponuar për lojë duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe një herë në pjesën e dytë.
Ciro Immobile 14’ shënoi golin e parë, ndërsa Luis Alberto 23’ dhe 67’ shënoi dy herë.
Ishte pikërisht spanjolli lojtar i ndeshjes që u vlerësua si lojtari më i mirê, ndërsa lojtari më i dobët i takimit doli Ibanez.
Pas kësaj ndeshje Roma mbetet e treta me 34 pikë, ndërsa Lazio ngjitet në pozitën e shtatë me 31 pikë.