Asnjë problem për Napolin fiton ndeshjen 0-3 në fushën e Spezias, falë Kvaratskhelias dhe Osimhenit të zakonshëm.

Zhbllokon rezultatin një penallti e shënuar nga gjeorgjiani Kvaratskhelia në fillimin e pjesës së dytë në minutën e 47-të për një prekje me dorë naive nga Reca.

Më pas vijnë golat e golashënuesit më të mirë të turneut Osimnhen në minutat 68-të dhe 73-të.

Skuadra e Spallettit thellon avantazhin më tej në renditje ndaj ndjekësve të tyre në pritje të derbit të Milanos, ata tani janë 16 pikë përpara Interit që është i dyti.