Genoa dhe Napoli kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së katërt të Serie A.
Vendasit e nisën më mirë takimin, duke qenë më të rrezikshëm në minutat e fundit.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 40-të, kur Mattia Bani shënoi nga afër për 1-0.
Edhe në minutat e parë të pjesës së dytë Genoa ishte më e mirë, duke shtuar epërsinë në 2-0 me golin e Mateo Retegui.
Napoli filloi të luajë vetëm në momentet e fundit, pasi Giacomo Raspdori shënoi për 2-1.
Ndeshja u hap plotësisht në minutën e 84-të, kur Matteo Politano shënoi gol të bukur për 2-2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.
Napoli me 7 pikë është i pesti, ndërsa Genoa me 4 pikë mban vendin e 12-të.