Ndeshja e vlefshme e javës së 22-të të Serie A mes Napolit dhe Juvenusit doli të jetë e fortë, ku në fund fitorja i takoi vendasve me rezultat 1-0.

Në minutat e para të ndeshjes, dukej që Napoli kishte diçka më shumë nga loja kur edhe rrezikoi Hirving Lozano.

Zhvillohej minuta e 29-të kur erdhi momenti që ndryshoi takimin. Giorgio Chiellini ndaloi me dorë Amir Rrahmanin, ku pasi u shikua nga VAR u vendos për penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lorenzo Insigne për 1-0.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi Juventusit që radhiti shumë raste para portës së Meret.

Alvaro Morata fillimisht, pastaj Critiano Ronaldo tri herë, provuan brenda pesë minutave të para të pjesës së dytë.

Pastaj Federico Chiesa, Alex Sando dhe sërish Ronaldo u munduan, por goli nuk erdhi.

Krejt në fund rastin më të mirë e kishte Morata, por Meret bëri një pritje bravoroze për të mos lejuar golin.

Juventusi me këtë humbje mbetet i treti me 42 pikë, shtatë më pak se Milani që është lider.