Roma ka fituar 1-0 ndaj Veronas në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Giallorossët morën një goditje të rëndë në minutën e 15-të, pasi Tammy Abraham u lëndua dhe u detyrua të zëvendësohej me Andrea Belottin.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 45-të, kur Leonardo Spinazzola asistoi te Ola Solbakken, që realizoi për 1-0.

Stephan El Shaarawy (45+3’), lëshoi një goditje të fuqishme, por Lorenzo Montipo bëri një pritje fantastike.

Pjesa e dytë ishte e varfër për nga numri i rasteve serioze, por Roma ia doli të arkëtonte pikët e plota.

Pas javës së 23-të, Roma është ngjitur në vendin e tretë me 44 pikë, aq sa ka edhe Milani, ndërsa në xhiron e 24-të takohen me Cremonesen.