Roma ka fituar ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi” në kuadër të javës së 17-të të Serie A me rezultatin 4-1.

Roma në rastin e parë të pastër shënoi me Edin Dzekon 19’ dhe nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Aleksandar Kolarov 21’.

Fiorentina e ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e Milan Badelj 34’.

Roma shënoi përsëri me Lorenzo Pellegrini 73’ dhe në fund kishte kohë edhe për Nicolo Zaniolon 88’ që vulosi rezultatin për 4-1.