Milani ka pësuar humbje prej 2-1 nga Sassuolo në San Siro, edhe pse ishte skuadra që krijoi avantazhin në fraksionin e parë.

Hakan Calhanoglu 30’ ishte i pari që shënoi dhe me epërsi minimale, skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë, ekipi mysafir e përmbysin rezultatin duke i shënuar dy gola, ndërsa autori ishte i njëjtë.

Giacomo Raspadori e barazoi rezultatin në minutën e 76-të, kurse në të 83-tën e kaloi ekipin e tij në epërsi.

Kjo humbje e lë Milanin 9 pikë prapa Interit dhe Nerazzurrët me fitore eventuale ndaj Spezias do t’i afrohen më shumë titullit.

Sassuolo numëron 49 pikë, 8 më pak se Lazio që ndodhet në zonën evropiane.