Udinese mund Juventusin me përmbysje 2-1 në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.

Cristiano Ronaldo ishte i pari që rrezikoi me një goditje më të majtën por pa rezultat.

Pas disa përpjekjeve të Zonjës së Vjetër, por edhe kundër reagimeve nga nikoqirët, mysafirët ia dolën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 42-të.

Qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt e priti një top jashtë zonës shkoi përpara dhe goditja e tij e fuqishme u ndal në rrjetë.

Rezultati u barazua kur pas një harkimi të bukur nga Ken Sema, Ilija Nestorovski shënoi me kokë (52’).

Një solo aksion i Seko Fofana përmbysi gjithçka, kur ai e shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për skuadrën vendase (90’+2).