Milani dhe Roma kanë barazuar në ndeshjen kryesore të javës së pestë në Serie A.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante në San Siro e cila në fund përfundoi me rezultat 3-3.

Zlatan Ibrahimovic 2’, 79’ pen. dhe Saelemaekers 47’ ishin shënuesit për vendasit.

Ndërkohë te mysafirët realizuan Edin Dzeko 14’, Jordan Veretout 71’ pen. dhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla 84’.