Barcelona – Bayern Munich është çerekfinalja më interesante këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Dy gjigantët e futbollit evropian sonte mbrëma në Lisbonë ku kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale.

E për këtë takim ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Quique Setien, i cili e ka cilësuar si një duel të vështirë, por është i vendosur që të vazhdoj tutje garën me klubin e tij.

Tekniku i Barcelonës u ndal për të folur për dy yjet e skuadrave, Robert Lewandowskin e Bayernit dhe Lionel Messin.

“Lewandowski është një futbollist i shkëlqyeshëm, por mendoj që nuk është në nivelin e Messit. Lewa është në një formë të shkëlqyeshme, ai është asistuar vazhdimisht nga bashkëlojtarët. Ai është lojtari kryesor i Bayernit dhe po kalon nëpër një formë të mirë, por edhe Messi është në kulmin e tij siç e pat ndaj Napolit”, deklaroi Setien.