Një sherr mes disa adoleshentëve ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në zonën e Skelës, në Vlorë.

Sherri mes të rinjve ka ndodhur për një vajzë. Sipas gazetarit Mehmeti, nga sherri i adoleshentëve 18-vjeçarja ka humbur ndjenjat dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe merr vajzën që ka humbur ndjenjat.

Si ndodhi ngjarja:

Një grup djemsh kanë pritur një djalë jashtë Pallatit të Kulturës, ku njëri prej tyre ka hyrë dhe e ka thirrur “hajde të bëjmë një foto”, ai e ka kuptuar që do e dhunonin dhe nuk ka dalë. Prandaj, ata kanë hyrë brenda dhe e kanë goditur pa ndalim.

Në atë moment, vajza e cila mendohet se ka qenë “molla e sherrit” ka tentuar të shpëtoj të riun, por nuk ka mundur dot dhe ka humbur ndjenjat. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë për të shpëtuar të riun, ndërsa për vajzën është thirrur ambulanca, e cila ka mbërritur menjëherë dhe e ka transportuar në spital.