Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, thotë se skuadra e Stefano Piolit mund ta fitojë titullin e Serie A këtë sezon.
Ish-sulmuesi ukrainas, i cili i ka ndihmuar Rossonerët që ta fitojnë kampionatin, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në Milanello, e ka lëvduar edhe ndikimin e Zlatan Ibrahimovicit te skuadra e tij.
“Padyshim që Milani mund ta fitojë Scudetton. Është e qartë se kampionati është i gjatë, por Pioli e mbylli mirë edicionin e kaluar dhe e filloi këtë sezon akoma më mirë. Këtë vit është e rëndësishme që të qëndrohet me këmbët në tokë. Ajo që bën dallimin është shpirti që vë në fushë. Rossonerët i ngjajnë një orkestre. Të gjithë e kanë detyrën e vet dhe e realizojnë mirë, Ibra i drejton me përsosmëri. Edhe Pioli i ka meritat e veta. Në mes të Zlatanit dhe trajnerit, (Paolo) Maldini e ka vënë veten në duart e dy drejtuesve të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Shevchenko për La Gazzetta dello Sport.