Në një dalje për publikun, zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nga 111 testimet numri i të prekurve në vend është shtuar me 15, duke e çuar numrin total në 212 raste.

Ajo shtoi se në total janë bërë 1436 testime në të gjithë territorin.

Ndërkohë, te Infektivi ndodhet 76 persona të Infektuar, ku 6 janë në terapi intensive, dhe 4 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë 7 persona të shëruar duke e çuar totalin në 40 persona që e kanë “mundur” Covid-19.

Mësohet se në Mirditë është një punonjës i spitalit, shofer ambulance ai që ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
– Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast