Ka shkuar në 70 numri i personave të infektuar me koronavirus. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në komunikimin e përditshëm bëri të ditur se në total janë testuar 732 raste të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja, 5 nga Tirana, 2 prej te cileve kontakti, tre raste të reja dhe një  82 vjeçare nga Fieri.

35 te infektivi, 3 në terapo intensive-3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërsa numri i viktimave deri tani është 2.

  • Tiranë   50 qytetarë
  • Durrës     5 qytetarë (1 i vdekur)
  • Lushnjë   2 qytetarë (1 i vdekur)
  • Elbasan   2 qytetarë
  • Fier         7 qytetarë
  • Rrogozhinë   2 qytetarë
  • Kavajë   2 qytetarë