Ditën e djeshme u zhvillua finalja e Kampionatit të Volejbollit të shkollave në Pallatin e Sportit Tomorr Sinani në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë Elbasan.
Ky eveniment shënoi fillimin e festimeve për Ditën e Verës.
Kampion në këtë garë u shpall për të dytin vit radhazi shkolla 9-vjeçare Bardhyl Popa e cila në finale mundi shkollën Imelda Lambertini.
Trajneri Andi Miraku falenderoi djemtë e shkollës për atë që dhanë në parket, falenderoi KOKSH-in dhe i bëri thirrje të rinjve të merren më shumë me sport.