Konfirmohen edhe 3 raste të reja në Elbasan me Covid-19. Gazetarja e Best Channel Entela Duka informon se: ISHP konfirmon se rastet e reja janë djali i xhaxhait të 46-vjeçarit, pronari i lokalit të konfirmuar dy ditë më parë, bashkëshortja e tij dhe një grua e moshuar po e rrethit familjar.

Në total për ekzaminim dje janë dërguar 22 teste dhe vetëm 3 kanë dalë pozitive.

Me tre rastet e reja numri i të infektuarve në Elbasan shkon në 15.