Shtohen rastet e të infektuarve me koronavirusin COVID 19. Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 33 raste, nga të cilat: 8 janë të shtruar në spitalin Infektiv. Të shtuarit janë nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina.

25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi. Ajo që vihet re është se harta e përhapjes është zgjeruar me Fierin ku janë konfirmuar 4 raste pozitivë me koronavirus.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

  • Tiranë 19 raste
  • Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
  • Lushnje 1 rast
  • Elbasan 2 raste
  • Fier 4 raste
  • Rrogozhinë 2 raste

Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.