Ka shkuar në 475 numri i personave të prekur nga koronavirusi. Task forca e ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.
Po ashtu, ministria e Shëndetësisë njofton se hartës së të prekurve i është bashkuar edhe Kukësi me 1 rast.
Sipas ministrisë, referuar grafikut prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon një qëndrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.
24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- – Tiranë 227 raste
- – Durrës 42 raste
- – Lushnje 6 raste
- – Elbasan 15 raste
- – Fier 32 raste
- – Kavajë 8 raste
- – Rrogozhinë 4 raste
- – Korçë 17 raste
- – Vlorë 5 raste
- – Shkodër 71 raste
- – Lezhë 14 raste
- – Berat 2 rast
- – Has 13 raste
- – Krujë 6 raste
- -Tropojë 4 raste
- – Pukë 5 raste
- – Mirditë 3 raste
- – Kukës 1 rast