Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.

2 prej rasteve të reja janë mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Nga 42 rastet e konfirmuara pozitivë, shpërndarja është si më poshtë:

  • Tiranë -26 raste
  • Durrës- 5 raste (1 i vdekur)
  • Lushnje- 2 rast
  • Elbasan- 2 raste
  • Fier- 5 raste
  • Rrogozhinë -2 raste

Nga 42 të infektuarit, 17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.