Bilanci i të infektuarve në Shqipëri rritet me 19 raste të reja brenda 24 orëve, ndërsa një 49 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Infektivit. Ai ndodhej i shtruar prej 13 ditësh.

Deri tani në Shqipëri numërohen 123 të infektuar me koronavirusin COVID-19, nga këta 5 persona humbën jetën ndërsa 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19” Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik

Shqetësuese është zgjerimi i hartës- Sot ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Has janë konfirmuar 2 raste pozitive, Berati 1 rast, dhe Lezha një rast. Ndërkohë zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier.

“Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.”

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

•Tiranë 72 qytetarë
•Durrës 8 qytetarë
•Lushnje 4 qytetarë
•Elbasan 2 qytetarë
•Fier 12 qytetarë
•Rrogozhinë 2 qytetarë
•Kavajë 4 qytetarë
•Korcë 9 qytetarë
•Vlorë 4 qytetarë
•Shkodër 2 qytetarë
•Lezhe 1 qytetarë
•Berat 1 qytetarë
•Has 2 qytetarë