Sportisti 25-vjeçar nga Tirana, Indrit Çullhaj ka bërë dhe njëherë krenarë veten, familjen dhe shqiptarët, pasi është shpallur kampion në xhudo për peshën deri në 73 kilogramë. Gara u mbajt në Itali, teksa sportisti shqiptar ka mundur të gjithë kundërshtarët me “ippon” duke marrë vendin e parë dhe medaljen e artë. Triumfues në garë.

Çullhaj ngriti flamurin kuqezi në turneun ndërkombëtar. Xhudisti Indrit Çullhaj ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar medalje dhe tituj të ndryshëm në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare, teksa në Grand Slamin e Stambollit dhe në garën kualifikuese për Lojërat Olimpike të Parisit në 2024, Çullhaj do të kërkojë një tjetër sukses.

Sot u mbajt gara ndërkombëtare në Itali, ku morën pjesë shumë sportistë nga i gjithë Globi. Arrita të fitoj me “ippon” të gjitha ndeshjet. Forma ime sportive ishte superiore. Jam shumë krenar që ngre lartë dhe krenohem me Flamurin Kuq e Zi”, – shkruan Indrit Çullhaj në rrjetet sociale.