Në një dalje për mediat, zv/Ministrija e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja, duke e çuar në 243 numrin e personave të prekur nga COVID-19.

Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.

Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 52. Deri tani janë testuar 1671 raste të dyshuara.

Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.   Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

  • – Tiranë                       129 raste
  • – Durrës                       26 raste
  • – Lushnje                     4 raste
  • – Elbasan                     5 raste
  • – Fier                             23 raste
  • – Kavajë                       4 raste
  • – Rrogozhinë              2 raste
  • – Korçë                         15 raste
  • – Vlorë                         5 raste
  • – Shkodër                    8 raste
  • – Lezhë                         5 raste
  • – Berat                         1 rast
  • – Has                             2 raste
  • – Krujë                          5 raste
  • -Tropojë                      4 raste
  • – Pukë                           3 raste
  • – Mirditë                     2 raste