Numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 467, nga të cilët 232 janë shëruar.

Task forca e ministrisë së Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë testuar 193 persona dhe u konfirmuan pozitiv 21 raste të reja, nga këta 13 janë në Shkodër.

Po ashtu sipas ministrisë së Shëndetësisë nga të infektuarit e fundit. 1 është personel mjekësor dhe 2 fëmijë.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • – Tiranë           221 raste
  • – Durrës           42 raste
  • – Lushnje         6 raste
  • – Elbasan         15 raste
  • – Fier                32 raste
  • – Kavajë           8 raste
  • – Rrogozhinë    4 raste
  • – Korçë             17 raste
  • – Vlorë              5 raste
  • – Shkodër          70 raste
  • – Lezhë             14 raste
  • – Berat              2 rast
  • – Has                13 raste
  • – Krujë             6 raste
  • -Tropojë          4 raste
  • – Pukë              5 raste
  • – Mirditë           3 raste